Rikthimi i gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës po përkeqëson edhe më shumë gjendjen politike në Kosovë si dhe po ngushton hapësirën për gjetjen e një konsensusi politik për të dalë nga kriza.
Situata në Kosovë mund të përshkallëzohet edhe më shumë në kohën e dërgimit të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, në Kuvend.



