
Gjatë ditës së sot, pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.
Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa vranësirat më të theksuara do të paraqiten në zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin ku më të fokusuara do të jenë në Verilindje – Juglindje duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në orët e para të mëngjesit, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në zonat e bregdetit.



