
Komunitetet rome dhe egjiptiane në Elbasan vijojnë të përballen me vështirësi të shumta në procesin e rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri. Pavarësisht premtimeve dhe nismave të herëpashershme, kushtet e jetesës në zonat ku ata banojnë mbeten të vështira, ndërsa ndihen të lënë pas dore nga institucionet vendore.



