Moti i keq lë pa energji disa zona në Tiranë

Moti i keq lë pa energji disa zona në Tiranë

Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar problematika në rrjetin e shpërndarjes në disa zona të kryeqytetit. Siç bëhet e ditur nga OSHEE, defekte ka në disa fidera të NST Kashar, Qendër dhe Traktora.

Aktualisht nga informacioni i orës 18:00 të dispecerisë qendrore të OSSH, situata e defekteve në kryeqytet është si më poshtë:

Pa energji kanë mbetur pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi "Migjeni" Kashar, rrugët "Azem Meshi" dhe “Engjell Mashi". 

Në zonën Ali Demi raportohet për dëntim rrjeti nga palë të treta. Pa drita janë zonat rreth “Tregu elektrik”, “Burgu i grave” dhe rruga “Sali Nivica".

Grupet e OSSH Tirana 1 dhe Tirana 2 ndodhen në terren, por moti i keq ka vështirësuar punën e tyre duke sjellë vonesa në riparimin sa më shpejt të avarive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy