Çështja Meta, Lala: Ka kërkuar të komunikojë me personat jashtë vetëm me letra

Çështja Meta, Lala: Ka kërkuar të komunikojë me personat jashtë vetëm me letra

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se reagimi i ish-presidentit Ilir Meta ndërsa ndodhet në paraburgim është një mënyrë për të anatemuar veten e tij dhe për ti lënë fajet ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Ndër të tjera, Lala tha se ditën e sotme Meta është takuar me familjarët e tij, ndërsa ajo që është mësuar është se ish-presidenti ka kërkuar që të komunikojë me personat jashtë përmes letrave; të ketë një televizor si dhe të dalë për ajrim në kohen që dalin edhe të burgosurit e tjerë, por kjo e fundit nuk është pranuar.

“E pash si një përpjekje të tij për të anatemuar veten. Ajo që do të preferuar është që të mos shfajësojë veten e vetë dhe të fajësojë bashkëshorten e tij. Monika Kryemadhi është nëna e tre fëmijëve të tij dhe kanë bashkëjetuar edhe në politikë. Ai shihet që do të shkarkojë të gjithë përgjegjësitë e tij te ajo.

Ditën e sotme është takuar me familjen dhe mos të gabojë ka takuar motrën, djalin dhe vajzën. Tashmë është dërguar në sektor ku janë edhe të paraburgosur të tjerë që janë të dyshuar për korrupsion. Ka kërkuar që të ketë një laps dhe letër që komunikimin ta ketë me letra dhe ka kërkuar një ambient për tu stërvitur dhe një televizor si dhe ka kërkuar të dalë në ajrim me dënuarit e tjerë dhe kjo nuk i është pranuar. Gjatë kësaj kohe nuk ka shfaqur asnjë problematikë shëndetësore.

Zoti Gjokutaj më ka konfirmuar që nuk është zbardhur dhe arsyetuar vendimi dhe nuk është ende mundësia për të apleuar.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy