Vetëvendosja: Kushtetuesja po mban anë duke sfiduar vullnetin popullor!

Vetëvendosja: Kushtetuesja po mban anë duke sfiduar vullnetin popullor!

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron vendimin e Gjykatës Kushtetuese si shkelje të Kushtetutës dhe ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit të Kosovës. 

Sipas LVV-së, “njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues” dhe është “në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve”.

 “Vetëvendosja” vë në dukje se Gjykata, si organ i pavarur, ka detyrë të interpretojë dhe kontrollojë përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën brenda juridiksionit të saj.

Po ashtu thuhet se “Gjykata ka tejkaluar kompetencat kushtetuese” dhe ka shpikur “norma të reja juridike” pa bazë kushtetuese. 

Ata e akuzojnë Gjykatën për “ndërhyrje substanciale në kompetencat e Kuvendit” duke cenuar rendin kushtetues. 

Gjykata duket qartë se ka zgjedhur të mbajë anë duke prekur në mënyrë serioze parimet demokratike dhe sfiduar vullnetin popullor. 

Ky është një paralajmërim serioz për rrezikun e një pushteti juridik të pakontrolluar, që në vend të kontrollit të pushteteve të tjera, vetë bëhet burim i kapjes institucionale”, thuhet në deklaratë.

Gjykata Kushtetuese i shpalli të pavlefshme seancat e deritanishme të Kuvendit dhe vendosi që deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit përmes votimit të hapur dhe brenda afatit prej 30 ditësh. 

Po ashtu, është sqaruar se i njëjti kandidat mund të votohet maksimumi tre herë dhe se të gjithë deputetët kanë detyrim të marrin pjesë në procesin e votimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy