“Fruta perime”, kënga hit mes brezave/ Kroni Pula rrëfen eksperiencën në Eurovizionin për Fëmijë

“Fruta perime”, kënga hit mes brezave/ Kroni Pula rrëfen eksperiencën në Eurovizionin për Fëmijë

Me këngën “Fruta Perime”, interpretuar nga Kroni Pula, Shqipëria u rendit në vendin e 6-të në Eurovizionin për Fëmijë, duke sjellë një performancë plot energji, ngjyra dhe një mesazh pozitiv, e cila u prit me duartrokitje nga publiku dhe juritë ndërkombëtare.

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Kroni rrëfeu eksperiencën e saj unike në këtë event të rëndësishëm, si dhe pritjen e ngrohtë që mori nga publiku i të gjitha moshave, pavarësisht se kënga ishte dedikuar për fëmijë.

Eksperienca ishte shumë e bukur, sepse ndodh vetëm një herë në jetë. Në skenë nuk kisha emocione, u ndjeva shumë mirë dhe e sigurt. 

Kurse sa i takon performancës në skenën e Pallatit të Kongreseve kishte një domethënie të veçantë. 
Kur performova aty, e ndjeva që po këndoja për Shqipërinë. Ishte kënga ime dhe e gjithë Shqipërisë.

Kënga dhe teksti janë realizuar nga Adi Hila. 

Pas përfundimit të festivalit, pritja në atdhe ishte shumë e ngrohtë.
Kur u ktheva nga festivali, të gjithë në shkollë më pritën me duar hapur. Më thërrisnin emrin dhe më shikonin me admirim. Shoqet dhe mësuesja ime u gëzuan shumë për suksesin tim.

Në Eurovizion më kanë pritur shumë mirë. Dy vajza nga Polonia kishin ardhur vetëm për të më takuar mua dhe shkëmbyem dhurata.

Qëndrimi i saj zgjati 9 ditë, gjatë të cilave krijoi shoqëri të reja:
Më ka pëlqyer shumë skena dhe shoqëria që krijuam atje. Kemi bërë një grup dhe flasim anglisht me njëri-tjetrin edhe në rrjetet sociale.

Në fund, Kroni ndau edhe një detaj personal. 
Jam me origjinë nga Gjakova dhe e lindur në Tiranë. Prindërit e mi janë me prejardhje nga Gjakova dhe vendosën që emrin tim ta vinin Kroni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy