A do ta njohë Athina pavarësinë e Kosovës? Flet presidentja e Greqisë

A do ta njohë Athina pavarësinë e Kosovës? Flet presidentja e Greqisë

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, gjatë një interviste për gazetën serbe “Politika” deklaroi se qëndrimi i Athinës në raport me pavarësinë e Kosovës nuk ka ndryshuar.

“Në të njëjtën kohë, Greqia, përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës dhe besnike ndaj politikës së saj në Ballkanin Perëndimor, ndjek një qasje pragmatike dhe konstruktive në raport me Kosovën, e cila synon forcimin e stabilitetit, si dhe një lëvizje të përgjithshme drejt integrimit në BE të të gjithë rajonit, që është qëllimi ynë strategjik”, tha ajo për gazetën serbe “Politika”.

Kujtojmë që Greqia është mes 5 vendeve të BE që nuk e njeh Kosovën.

Kryetarja e shtetit grek vuri në dukje se “integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është një investim i dobishëm i natyrës strategjike, si për vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe për partnerët e Ballkanit Perëndimor”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy