Anija e Marinës Ushtarake italiane, "Cassiopea", me 49 emigrantë në bord, ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në ujërat e Shëngjinit.
Anija pritet të ankorhet në port rreth orës 8:00.
Pas mbërritjes, emigrantët do të zbresin dhe do të kalojnë nëpër procedurat e verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse.
Pas këtyre procedurave, ata do të transferohen drejt Gjadrit.



