Meta flet pas tryezës së partive: Kodi Zgjedhor i mallkuar na çon në krizë

Meta flet pas tryezës së partive: Kodi Zgjedhor i mallkuar na çon në krizë

Në një dalje për mediat pas përfundimit të takimit me përfaqësuesit e disa partive të vogla parlamentar, kreu i LSI-së, Ilir Meta u ndal në thirrjen e radhës për opozitën që të bëhet pjesë e dialogut politik.

Duke marrë shkas se në fokus të takimit përveçse informimit të diskutimeve me dy negociatorët e huajë, Meta u ndal pikërisht edhe në ligjin zgjedhor që sipas tij ‘është mallkuar’ që në vitin 2008.

“Nuk po demonstrohet vullneti dhe domosdoshmëria për tu dhënë shqiptareve një proces demokratik. Opozita ka të drejtë e saj që ta quaj si të dojë përpjekjen tonë dhe të timen personalisht, ajo ka të drejtën e saj. Partitë kanë bërë disa përpjekje për te vendosur dialogu. Është për të ardhur keq që opozita paragjykon dialogun me ultimatumin. Janë bërë disa hapa të rëndësishëm nga ana e mazhorancës aktuale. Garantimi i një gjithëpërfshirje do të bënte të mundu që opozita do të ndihmonte për garantimin e zgjedhjeve dhe do të ishte ajo opozitë që do të ndihmonte të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ne kemi bërë çdo përpjekje për një zgjidhje politike. Në momentin që nuk kemi arritur një marrëveshje. Përpjekjet nuk janë shterua. Vendi do të shkojë drejt situatave të paparashikuara. Palët duhet të ulet të diskutojë për të ndryshuar Kodin Zgjedhorë për ti dhënë mundësi opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje. Jemi duke pritu opozitën, të cilës i janë bërë shumë oferta. Por dhe PD duhet të bëjë hapa. Qeveria teknike nuk duhet të përcaktohet në mënyrë të njëanshme. Ne nuk dua që të bëjmë asnjë veprim pa opozitë për zgjedhjet”, tha Meta

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy