Vala e furishme e Covid në Francë, 14 mijë raste në 24 orë

Vala e furishme e Covid në Francë, 14 mijë raste në 24 orë

Franca po përballet me valën e dytë të Covid-19. Në 24 orët e fundit, atje janë regjistruar 13 970 raste të reja, sipas autoriteteve shëndetësore. Që nga dje ka pasur – në spitale, azile dhe institucione për personat me aftësi të kufizuara - edhe 63 vdekje. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë i tejkalon 32 000 (32 019).

Situata e epidemisë Covid-19 në Paris dhe rrethinat e tij është "shumë shqetësuese", ku "të gjitha pragjet e alarmit janë tejkaluar në orët e fundit", tha ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, në një konferencë për shtyp, duke specifikuar se "kjo tendencë është bërë kaq alarmante në orët e fundit. Ne kemi vendosur të presim disa ditë për të parë nëse konfirmohet. Nëse po, të hënën Parisi dhe periferi do të bëhen" zona maksimale e alarmit ". Çdo kalim në këtë kategori presupozon - si aktualisht në Marsejë - mbylljen totale të bareve dhe restoranteve, ndalimin e tubimeve dhe festave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy