Inteligjenca britanike: Ushtria ruse e dobësuar dukshëm

Inteligjenca britanike: Ushtria ruse e dobësuar dukshëm

Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, ka publikuar përditësimin e saj të përditshëm të shërbimeve të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes thotë se ushtria ruse tani është “dukshëm më e dobët” si rezultat e ndërhyrjes në Ukrainë.

Në deklaratë thuhet se rimëkëmbja e ushtrisë ruse do të bëhet më e vështirë nga sanksionet e vendosura ndaj Moskës dhe në afat të gjatë kjo do të pengojë aftësinë e vendit për të vendosur një forcë ushtarake konvencionale.

Në vijim nënvizohet se buxheti i mbrojtjes i Rusisë afërsisht u dyfishua midis viteve 2005 dhe 2018, me investime në disa kapacitete ajrore, tokësore dhe detare të nivelit të lartë.

Por modernizimi i pajisjeve fizike të Rusisë, duket se nuk i ka mundësuar asaj të dominojë luftën në Ukrainë, për shkak të dështimeve në planifikimin strategjik, shton Ministria e Mbrojtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy