
Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviç mbajnë sot në Bruksel takimin e radhës për çështjen e dinarit nën udhëheqjen e Miroslav Lajçak.
Ky i fundit tha një ditë më parë se po punohet për gjetjen e një zgjidhje për këtë çështje.
Po ashtu ai vuri në dukje se palët e kanë ngushtuar hendekun në raport me dinarin.
Kujtojmë që për çështjen e dinarit nuk është gjetur një zgjidhje edhe pas 5 javësh takimesh.



