Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati ka dënuar sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës mbrëmjen e së enjtes.
Ai ka thënë se ky është një akt ndaj demokracisë dhe stabilitetit të vendit, ndërsa ka kërkuar që të vendosen para drejtësisë autorët e ngjarjes.



