Kush ishte drejtuesi i gjigantit amerikan të sigurimeve i ekzekutuar në New York/ Kërcënime, urrejtje për rimbursimet e mohuara dhe protesta kundër kompanisë

Kush ishte drejtuesi i gjigantit amerikan të sigurimeve i ekzekutuar në New York/ Kërcënime, urrejtje për rimbursimet e mohuara dhe protesta kundër kompanisë

U vra teksa po hynte në hotelin Hilton në New York për takimin e investitorëve të kompanisë së tij.

Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, një prej kompanive më të mëdha amerikane të sigurimeve shëndetësore, u vra në moshën 50 vjeçare, nga duart e një personi të maskuar dhe të veshur me të zeza, mëngjesin e së mërkurës së 4 dhjetorit, në një ditë të zakonshme në rolin e tij si drejtuesi i një kompanie të madhe sigurimesh.

Një titull që Thompson e mbante që nga viti 2021, kur u emërua CEO i programeve qeveritare të kompanisë.

Më parë, ai kishte shërbyer në të njëjtin rol për segmentin Medicare & Retirement të UnitedHealthcare.

Thompson u diplomua në Universitetin e Iowa-s me një diplomë në administrim biznesi. Menjëherë më pas, ai iu bashkua PWC, një rrjet shumëkombësh i kompanive të shërbimeve profesionale, ku qëndroi për 7 vitet në vijim, derisa në vitin 2004 u thirr nga UnitedHealthcare, e cila ka të punësuar rreth 140 mijë persona dhe është pjesë e UnitedHealth Group.

Protestat në korrik kundër kompanisë dhe rimbursimet e mohuara

Kompania e sigurimeve shëndetësore së fundmi është gjetur në qendër të protestave dhe demonstratave.

Gjatë verës që lamë pas, në muajin korrik, rreth 150 aktivistë të Institutit të Veprimit Popullor u mblodhën jashtë selisë së grupit në qytetin Minnetonka, Minesota.

Akuza ishte se kompania kishte refuzuar të mbulonte kujdesin shëndetësor të disa pacientëve, duke filluar nga autorizimet paraprake për analiza dhe vizita.

Shumë kompani sigurimesh, pavarësisht përpjekjeve për të zgjeruar mbulimin shëndetësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akuzohen nga pacientët dhe klientët për mohimin e rimbursimit për kujdesin mjekësor.

Protesta e vogël në Minesota u shndërrua shpejt në një demonstratë të nxehtë, e shoqëruar me përleshje, ku policia përfundoi duke arrestuar njëmbëdhjetë persona.

UnitedHealthcare u akuzua gjithashtu për përdorimin e një sistemi të inteligjencës artificiale për leximin e kërkesave të pacientëve për rimbursim ose pjesëmarrje në kujdesin mjekësor ose për të aksesuar shërbimet e asistencës të ofruara nga kompania.

Pas vdekjes së dy pacientëve, të cilët i ishin bashkuar planit shëndetësor të Medicare Advantage, u nis një padi grupore kundër Uhg për përdorimin e paligjshëm të platformës NaviHealth- teknologji AI, e cila, sipas promotorëve të çështjes, kishte shkallë gabimi rreth 90% të refuzimit të trajtimit.

Kërcënime në familje dhe ofendime në rrjetet sociale

Thompson kohët e fundit kishte marrë disa kërcënime në lidhje me aktivitetin e tij profesional, konfirmoi për New York Times një zyrtar i njohur me hetimin.

Hetimi kërkon të zbulojë burimin dhe natyrën e saktë të këtyre kërcënimeve, të cilat u kanë mbërritur së fundmi shumë prej CEO-ve të kompanive të kujdesit shëndetësor.

I njëjti version u konfirmua nga gruaja e tij Paulette: “Ndoshta për shkak të mbulimit të mohuar të sigurimeve shëndetësore”.

Mesazhe fyese për menaxherin kanë dalë edhe në rrjetet sociale.

“Jeto me armë, vdis me armë. Të kalbesh në copa, Brian”, shkruan një komentues.

Një tjetër postim akuzon politikanët amerikanë se “vajtojnë vdekjen e Thompson sepse janë të shqetësuar për ryshfetet e tyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy