
Reshjet e shiut të kësaj jave që po lëmë pas ia kanë lënë radhën motit të kthjellët dhe temperaturave të ulëta, të cilat ditët në vijim do të arrijnë edhe në disa gradë nën zero.
Sa i përket 15-ditëshit të dytë të dhjetorit, sipas meteorologut Hakil Osmani, temperaturat do të vijnë të jenë në nivele edhe më të ulëta, ndërsa nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës, për shkak të kushteve atmosferike tipike për dimrin.
Në rang botëror, sipas meteorologëve, viti 2020 ka qenë një ndër më të nxehtët në disa dekada, ndërsa nëntori ka regjistruar temperaturat më të larta në shekullin e fundit.



