Athinë, ministri i Mbrojtjes padit 7 gazetarët (VIDEO)

Athinë, ministri i Mbrojtjes padit 7 gazetarët (VIDEO)

Një stuhi politike ngjalli padia e ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ndaj shtatë gazetarëve të gazetës “Phileleftheros” pas raportimit mbi gjendjen në kampet e refugjatëve në Moria në ishullin Lesbos.

Në investigimin e gazetarëve qeveria e Athinës akuzohej për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Europian.

Në artikull shkruhej se 1.6 miliard eurot për refugjatët janë keqpërdorur nga zyrtarët e Athinës.

Gazetarët u mbajtën në paraburgim, tre prej tyre u liruan nga gjykata, ndërsa 4 kolegët e tyre akuzohen për shpifje.

Botuesi i gazetës "Phileleftheros", Thanasis Mavridis thumboi kryeministrin e Greqisë, teksa e pyeti a e kishte bërë gjumin i qetë, pasi arrestoi gazetarët.

Për arrestimin e gazetarëve reaguan edhe partitë politike në Athinë.

Referuar mediave greke, botues i gazetës "Phileleftheros", Thanasis Mavridis, drejtori i gazetës Panagiotis Lamsias dhe redaktorja e reportazhit politik Katerina Galanu kanë kaluar natën në paraburgim në komisariatin e Athinës. Ata u paraqitën vetë në Komisariat sapo mësuan për padinë e ngritur nga ministri i Mbrojtjes.

Ministria e Drejtësisë mbështeti plotësisht padinë e ministrit të Mbrojtjes ndaj gazetarëve, duke përforcuar deklaratat se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy