Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ish-deputeti Ervin Salianji, rrëfeu përvojën në burgun e Fierit. I rikthyer në liri pas 9 muajsh në burg, Salianji ndau me shikuesit e emisionit “Të Paekspozuarit” planet për angazhimin politik në PD.
Një vijë e ndan burgun nga vdekja.
Unë kam qenë njeri publik edhe pa qenë deputet. Por padrejtësia e marrjes së një vendimi ta bën edhe më të vështirë. Aty ditët janë muaj. Ke një televizor 32 polsh.
Në teori, të gjitha reflektimet dhe leximet e librave tregojnë që jemi në autokraci. Vullneti i një individi prevalon mbi institucionet. Ka një kombinim arsyesh. Unë kam denoncuar grupet kriminale. Kam pasur 600 gjyqe, jo vetëm këtë.
Ka qenë një rast specifik kur personi i denoncuar prej meje ka qenë ministri i Drejtësisë, i cili e ka përdorur drejtësinë për hakmarrje politike. Të gjithë drejtuesit e opozitës janë me procese penale.
Pasoja e denoncimit tim ka qenë që brenda pak ditësh, një i dënuar në Itali, pas 10 vitesh në Shqipëri i paprekur, të shkojë e të kryejë dënimin. Jam i pari qytetar i republikës që dënohet me burg për këtë vepër penale.
E kanë lënë një vit që të më mbanin larg zgjedhjeve dhe të humbja mandatin.
Atje në burg kisha plot VIP-a në kuptimin që i përmendni ju nëpër studio. Burgu ka më shumë se 800 të dënuar. Unë kam takuar edhe ata që janë nën hetim për 5D, edhe persona të tjerë. Në burg nuk shkon për t’u marrë çfarë ka bërë njëri dhe tjetri.
Siç e keni ndjekur kam vazhduar aktivitetin po njësoj. Kam bërë takime me qytetarë. Kam qenë nëpër media. Politikën nuk e shoh të lidhur me dënimin.
PD nuk është sot PS që nuk ka zëra që kërkojnë ndryshime. Kam dëgjuar Dash Sulën. Në PD ka njerëz që kanë mendime të ndryshme. Ajo parti nuk është repart. Nuk jemi si PS që mbushet me njerëz që nuk i njeh asnjeri.
PD duhet të dijë t’i përgjigjet pyetjes se si do ta rrëzojmë qeverinë: me zgjedhje, me lëvizje, me presion, protesta apo me ndërkombëtarë.



