Si po i penalizon termometri gratë në menopauzë

Si po i penalizon termometri gratë në menopauzë

Gratë në menopauzë po përballen me një problem të pahasur më parë. Atyre po u mohohet padrejtësisht hyrja në aeroporte, pube dhe restorante, ku është kriter matja e temperaturës. Shpesh afshet që shkakton pandemia merren për temperaturë mbi normalen, një nga simptomat e Covid-19. Shqetësimin e kanë ngritur menaxherët e një aplikacioni britanik, Meg's Menopause, në një artikull në gazetën britanike “Daily Mail”.

Skanuesit e temperaturës që përdoren në hyrje të mjediseve publike, sipas menaxherëve të aplikacionit nuk matin temperaturën e brendshme të trupit.

Ata tregojnë temperaturën e lëkurës e cila, megjithëse ka tendencë të lidhet me kulmin e temperaturës së trupit, mund të ndryshojë në varësi të mjedisit dhe aktivitetit.Pajisjet mund të bëjnë një matje të përafërt të temperaturës së trupit duke matur nxehtësinë që reflektohet në lëkurë. Për këtë arsye, sipas doktoreshë Ornella Cappellari, nga Menopauza e Meg, ekziston rreziku i mundshëm që gratë në menopauzë të penalizohen nga afshet tipike të menopauzës.

Edhe Derek Hill, profesor i shkencave imazherike në University College London, shpjegon se është e mundur që një imazh termik mund ta tregojë gabimisht një gjendje të tillë si temperaturë të lartë. Për ekspertin "nuk është domosdoshmërisht i gabuar përdorimi i këtyre pajisjeve pa kontakt për matjen e temperaturës në masë, por një termometër me rreze infra të kuqe, që futet në vesh, me një shenjë CE mund të jetë më i saktë në këto raste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy