
Vendimi për zhvillimin e mësimit me disa turne ka ngritur shqetësimin e prindërve, të cilët kanë firmosur një peticion me 5 mijë firma. I tillë është dhe rasti i Edlira Kristanit prind i një fëmije 9 vjeç.
Në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV Kristani cilësoi si problem të mësimit me turne çështjen e organizmit dhe atë ekonomik, duke thënë se është e vështirë për një prind me më shumë se një fëmijë të menaxhoj kohën për të qenë në dispozicion të fëmijëve.
Si çdo prind dëshiroj që orari të jetë i gjatë, por e kuptoj shumë mirë dhe gjendjen se ku ndodhemi. Turnet e mësimit të fëmijëve krijojnë vështirësitë e veta, por edhe ky mësim ka të mirat e veta, por problemi është ekonomik sepse prindërit nuk përballojnë dot kush do marri fëmijët. Ne kërkojmë që shkollat të jenë me orar normal. Mendoj se problemi është dhe çështje organizimi familjar dhe ekonomik sepse një familje nuk mund të përballoj dot pagesat për oraret e ndryshme të fëmijëve. Në shkollat private kam dëgjuar që zhvillohet me një turn por aty kushtet janë më të mira dhe favoret më të mëdha për të vijuar me një turn. Ministria duhet ta marrë seriozisht kërkesën tonë sepse është një problem. Ne po rrisim fëmijë asocial, një fëmijë në bankë nuk ka mundësi komunikimi, por në kënde lojërash ata luajnë të gjithë bashkë.
Ndërsa e pyetur nëse vaksinimi për fëmijët mbi 12 vjeç do bëhej me dyrim, ajo deklaroi se nuk do e pranonte kurrë.
Jo te fëmija jo, vetë po, nuk e vaksinoj pa u testuar kam frikë. Kam pasiguri nuk e di si mund të ndikojë në trupin e një fëmije. Nuk do doja kurrë, do protestoja që ajo të mos e bënte.



