13 akuza për Veliajn/ Duraj: Nëse provohen, ai rrezikon deri në 15 vite burgim (VIDEO)

13 akuza për Veliajn/ Duraj: Nëse provohen, ai rrezikon deri në 15 vite burgim (VIDEO)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Ndaj Veliajt janë ngritur 13 akuza, ndërsa ndaj Xoxës 12 akuza, që lidhen kryesisht me vepra penale të natyrës së korrupsionit, pastrimit të parave, shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të pasurisë.

Avokati Alban Duraj, në një intervistë për “MCN Informacion”, deklaroi se, nëse të gjitha akuzat ndaj Veliajt provohen, ai mund të përballet me një dënim deri në 15 vite burgim.

Janë shumë akuza për z. Veliaj, por edhe për 13 bashkëpunëtorë të tij, të cilët janë të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale si ushtrim ndikimi, korrupsion pasiv, pengim të së vërtetës, deklarim të rremë dhe mosdeklarim të të ardhurave.

 Këto janë akuza të rënda që janë hetuar nga SPAK përgjatë tetë muajve të fundit dhe tashmë janë dërguar në Gjykatë. 

Sipas tij, Kodi Penal parashikon masa të ndryshme dënimi për secilën nga akuzat, por në rastin kur disa vepra penale provohen njëkohësisht, Gjykata jep dënimin më të rëndë, duke përthithur dënimet për veprat e tjera më të lehta.

Nëse Veliaj shpallet fajtor për të gjitha akuzat, ai rrezikon një dënim deri në 15 vite burg. Por duhet theksuar se parimi i prezumimit të pafajësisë është një nga shtyllat themelore të drejtësisë. 

Vetëm nëse Gjykata jep një vendim përfundimtar fajësie, atëherë ai mund të konsiderohet i dënuar. 

Aktualisht, çështja ndodhet në duart e Gjykatës, e cila do të shqyrtojë provat dhe do të vendosë mbi fatin e Veliajt dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy