Kryeministri i Anglisë Boris Johnson është përfshirë sot në një aksident me makinë menjëherë pasi doli nga parlamenti. Shkak u bë një protestë e cila ishte iniciuar nga kurdët të cilët po e prisnin Johnson në dalje të godinës.
Rojet e sigurisë që shoqëronin kryeministrin nuk ishin edhe aq të vëmendshëm pasi në momentin që Johnson doli me makinë e tij tip ‘Jaguar’ nga parlamenti një protestues u afrua shumë afër. Si rrjedhojë shoferi i Johnson frenoi dhe makina tip ‘Range Rover’ që shoqëronte e goditi nga pas.
Ka patur vetëm lëndime fizike, ndërsa gjendja e kryeministrit të Anglisë nuk ishte për t’u qetësuar. Protestuesit që ishin mbledhur jashtë parlamentit ishin kurdë dhe po protestonin për operacionin e Turqisë ndaj kurdëve rebel në veri të Irakut.
Për ngjarjen policët arrestuan aktivistin i cili u bë shkak i aksidentit në Westminster.
Duket se kjo nuk është një periudhë e mirë për Boris Johnson, i cili gjatë pikut të pandemisë së koronavirusit u infektua, ndërsa iu desh shtrimi në spital për ta lënë pas. Kryeministri i Anglisë përfundoi edhe në terapi intensive, por fatmirësisht ia hodhi me kaq.



