Sulm me thikë pranë zyrave të "Charlie Hebdo", 4 të plagosur

Sulm me thikë pranë zyrave të "Charlie Hebdo", 4 të plagosur

Katër persona janë plagosur në një sulm me thikë pranë ish-zyrave të gazetës satirike “Charlie Hebdo”, në Paris. Sipas raportimeve të para në mediat franceze, dy autorët e sulmit janë aratisur.

Forca të shumta policie janë mbledhur në lagjen në lindje të Parisit, pranë stacionit të metrosë “Richard Lenoir”.

 Një zyrtar i policisë tha se oficerët po ndjekin në mënyrë aktive autorët dhe kanë rrethuar zonën duke përfshirë ish-zyrat e “Charlie Hebdo”, pasi një paketë e dyshimtë është lënë aty pranë.

Nuk ka detaje të tjera në lidhje me natyrën e sulmit, por vlen të kujtojmë se në vitin 2015, ekstremistët islamikë sulmuan zyrat e revistës satirike në 2015, duke vrarë 12 persona.

Shkak u bë publikimi në faqen e parë të disa karikaturave të profetit Muhamed.

Disa ditë më parë, në përvjetorin e këtij sulmi, të njëjtat karikatura janë ripublikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy