I gjenden celularë në qeli, mbi Emiljano Tashon rëndon një tjetër dënim

I gjenden celularë në qeli, mbi Emiljano Tashon rëndon një tjetër dënim

Pas futjes së sendeve të pa lejuara në burgje, gjykata ka marrë vendime të cilat rëndojnë mbi  të burgosur të cilët e vuajnë një dënim më herët.

Konkretisht i dënuari për vrasje, Emiljano Tasho, është dënuar edhe me një vit më shumë  opër veprën penale të  futjes së sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim.

Tashos i janë gjetur në qeli në burgun e Vaqarrit, jo një, por dy aparate celulare, njërin prej të cilëve e kishte në dorë në momentin e kontrollit, ndërsa tjetri i fshehur nën krevat.

Gjate fazës së gjykimit, Tasho nuk pranoi të jepte asnjë dëshmi mbi mënyrën se si i kishin mbërritur në qeli aparatet celularë, duke marrë kështu një dënim me një vit burg që i bashkëngjitet dënimit me 14 vite për akuzën e vrasjes, shkruan Panorama.

Emiljano Tasho është dënuar për vrasjen e Enton Nikës në një prej lokaleve në zonën e Dajtit në nëntor të vitit 2015.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy