Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek i ka bërë thirrje Beogradit që të tërheq aktakuzat e vjetruara kundër ishudhëheqësit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.
Ajo ka urdhëruar Prishtinën dhe Beogradin që të vazhdojnë procesin e dialogut, transmeton Klan Kosova.
Kjo është përgjigje ndaj rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës për lirimin e Haradinajt dhe ndërprerjen e dialogut me Beogradin.
“Beogradi dhe Prishtinë duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të vazhdojnë dialogun”, ka shkruar Lunacek në "Twitter".
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, beson që Serbia duhet të tërhiqet nga urdhërarrestet e vjetruara, kundër ishkryeministrit të Kosovës.



