Një modele nga Sudani Jugor është kthyer në yllin e rrjeteve sociale së fundmi. Nyakim Gatëech, 24 vjeç, u pyet nga një taksist i gjigantit “Uber” nëse do ta zbardhte lëkurën e saj për 10 mijë paund.
Kaq mjaftoi që vajza ta kthente në një kauzë të mirëfilltë ndërgjegjësimin për njerëzit me lëkurë me ngjyrë.
Nyakim ka fituar nofkën Mbretëresha e Natës. Ajo jeton në Minneapolis, Minnesota, dhe e përdor llogarinë e saj në Instagram për të promovuar të drejtat e njerëzve me ngjyrë që nuk dëgjohen.
“E dashur lëkura ime e errët, e nxirë nga dielli apo e djegur, sido të të quajnë të tjerët. Je përtej të bukurës dhe dhe prandaj të dua pa kushte”, shkruan ajo.
“Ti më përfaqëson dhe unë të përfaqësoj. Le t’i tregojmë botës sa të bukur dhe inteligjentë jemi përtej lëkurës së errët. Mos i lini standardet amerikane të vrasin shpirtin tuaj afrikan. Dashuroje lëkurën që të mbështjell, çfarëdo ngjyre qoftë”, shkruan ajo.



