
Mjekët e QSUT kanë paralajmëruan se nesër do të zhvillojnë një protestë para ambienteve të QSUT. Sipas njoftimit nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, protesta dotë zhvillohet rreth orës 10:00 dhe do të zgjasë një orë. Arsyeja e kësaj proteste është për kushtet e sigurisë dhe të shëndetit në punë. Mjekët kishin parashtruar katër kërkesa për qeverinë:
-Të shpallen dëshmorë mjekët që kanë humbur jetën në luftën me Covid-19
-Të bëhet sigurimi i jetës për personelin shëndetësor
-Të rriten pagat për personelin shëndetësor
-krijohen kushtet optimale në punë për mbrojtjen nga pandemia
Ndërkohë sot pasdite, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar atyre takim në ambientet e Kryeministrisë për ditën e nesërme në orën 09:00.
Nga ana tjetër, Policia ka refuzuar të lejojë protestën e tyre me argumentin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie.



