Luan Baçi, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Fier ka folur lidhje me çështjen “Beketi” në një lidhje skype në edicionin e lajmeve të MCN TV duke theksuar se pagesa e 110 milionë eurove nga ana e Shqipërisë kanë ardhur si rezultat i politikës së mbrapshtë të politikës së kryeministrit Rama.
Më tej ai shtoi se PD i ka bërë gati të gjitha dokumentacionet, duke hedhur të gjitha hapat e duhur për të bërë denoncimin publik, në një kohë siç shprehet ai kur qeveria shqiptare kërkonte ta mbante të fshehtë.
“Tani është bërë e ditur se ka vite që flitet për këtë aferë të qeverisë. Është politika e mbrapshtë e Ramës, politika e vjedhjes e një kryeministri diktatorial që çfarë thotë në darkë nuk e thotë në mëngjes. Nuk është vetëm çështja “Beketi” por edhe shumë çështje të tjera që shqiptarët humbin nga taksat e tyre. Që këto para të mos humbin nëse dhe Rama është në lojë me Beketin pasi bën deklarata me batuatat e tij banale se ai s’do të marrë gjë, por ai do të marrë atë që nuk thuhet.
PD i ka bërë të gjitha dokumentacionet i ka denoncuar, i ka hedhur të gjitha hapat e duhur ka bërë e para denoncimin publik kur qeveria shqiptare donte ta mbante të fshehur, ndërsa PD e ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme tani që gjyqi ka marrë formën e prerë është i detyruar të thojë se nuk do të marrë gjë duke dashur ti hedh hi syve shqiptarëve”, u shpreh Baçi.
2.Z. Baçi, në zgjedhjet e fundit, në Fier socialistët morën më shumë se 2-fishin e mandateve të PD. Çfarë objektivi keni në këto zgjedhje? Cilën konsideroni si sfidë kryesore?
Baçi: Në 2017 nuk morën mandate, por vodhën mandate. Dihet tashmë historia si ai e kreu atë fushatë zgjedhore duke marrë të gjithë administratën, duke vënë në funksion prokurorinë, policinë, gjykatat, etj. pra ishte një vjedhje masive e votave. Gjë e cila edhe në këto zgjedhje nuk kanë ndalur por në mënyrë më të stërholluar se e shohin që janë të humbur në 25 prill. PD është shumë e organizuar dhe e fuqizuar kemi një mbështetje të gjerë dhe kjo ndihet çdo ditë në mitingje në mesazhet që marrim. Ajo që është më e rëndësishmja është se socialistët janë shprehur pozitivisht për të votuar PD pasi kanë parë në sy të vërtetën.
3.Z. Baçi, ndërtimi i spitalit të Fierit e një kohe rekord nga qeveria, çfarë ndikimi do të ketë në ditën e votimit? Nga ana tjetër, në Fier është parashikuar edhe inceneratori i qytetit.
Baçi: Sa për spitalin do duhet të përshëndesnim nëse do ishte vërtet një investim serioz. Duhet ta kujtojmë se para disa muajsh ka bërë vizita dhe ka bërë fushatë elektorale se do ndërtohet një spital në kohë rekord, në fakt zgjedhjet po vijnë dhe asgjë nuk është gati vetëm janë ngritur strukturat metalike, të shohim çdo katranoset aty brenda. Ndikim edhe mund ta ketë te disa që janë punësuar aty siç ndodh rëndomë edhe punonjësit që marrin firmat nënkotraktore i marrin duke u vënë kushte që të jenë votues në PS. Nuk mendoj se do bëjë diferencën se këtë mënyrë sjellje se ka vetëm me spitalin por me të gjitha institucionet duke dyfishuar punësimet. Vetëm në muajt e fundit janë marrë qindra punonjës në Albpetrol madje edhe pensionistë.



