Ushtarakja Zarife Hasanaj shpallet Dëshmore e Atdheut, trupi i saj mbërrin në Shqipëri

Ushtarakja Zarife Hasanaj shpallet Dëshmore e Atdheut, trupi i saj mbërrin në Shqipëri

Ka mbërritur sot në Shqipëri, avioni i ardhur nga Letonia i cili ka sjellë trupin e pajetë të ushtarakes shqiptare Zarife Hasanaj, 32 vjeçares që e humbi jetën tragjikisht në bazën e NATO si pasojë e një shpërthimi.

Në Rinas me nderime të larta ushtarake, trupi i pajetë, u prit nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, dhe ushatarakë të lartë të vendit.

Ndërkohë nesër, me 10 Maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 – 12.30 ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongreseve.

E teksa familjarët presin trupin e të dashurës së saj, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka lajmëruar se 32 vjeçarja do të shpallet Dëshmore e Atdheut, si dhe se familja e saj do të mbështetet në çdo nevojë nga ana e Forcave të Armatosura.

“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do të keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes është humbje e madhe për të gjithë ne”, ka deklaruar ministrja  Xhaçka.

Ndërkohë, trupi i saj i pajetë i nëntetares Hasanaj, u përcoll me një ceremoni lamtumire në bazën Camp Adazi në Letoni, ku morën pjesë efektivë nga 10 vende të botës, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy