Video/ Aksidentohen dy automjete në Pogradec, plagosen 4 persona

Video/ Aksidentohen dy automjete në Pogradec, plagosen 4 persona

Aksident me pasojë katër persona të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lin, Pogradec, ku janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B. dhe mjeti tip “Volksëagen Golf”, me drejtues shtetasin N. B.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjeret e mjetit tip “Volksëagen Golf”, shtetaset L. D dhe K. L, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy