Haxhiu: Rama e ka humbur durimin, e drejton vendin i vetëm. Aksioni i parpaprin ndryshimeve institucionale (VIDEO)

Haxhiu: Rama e ka humbur durimin, e drejton vendin i vetëm. Aksioni i parpaprin ndryshimeve institucionale (VIDEO)

Analisti Baton Haxhiu, drejtimin e vendit pas zgjedhjeve nga Kryeministri Edi Rama ku është shfaqur si një “Komisar i jashtëzakonshëm” që qeveris me direktiva, urdhra verbalë, bën dhe zhbën rendin institucional, e sheh si vendim të tij për të udhëhequr vetë shtetin.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se Rama duket se e ka humbur durimin dhe ka marrë përsipër t’i marrë vetë vendime të tilla edhe lokale.

Sipas tij, ky veprim i paraprin një ndryshimi të madh institucional, pasi shton se nuk mundet Edi Rama pas 12 vitesh në pushtet të ketë aq shumë njerëz që nuk iu beson

Haxhiu tha se këtë herë kjo qeverisje është shtrirë nëpër bashki dhe qeveri dhe ky është mosbesimi i madh që Ramës i krijon armiq.

Vështirë është që aksidentalisht të marrësh vendime se pasojat janë të menjëhershme. Unë mendoj se institucionet duhet të jenë të përgjegjshme për atë që po bën, por Kryeministri nuk mund të marrë përsipër çdo aspekt të jetës dhe ta dënojë për çdo aspekt që mund të ndodhë rrugës. 

Mungesa e filtrave për Kryeministrin, i cili është i fundit që duhet të marrë vendime për gjërat e vogla. Si duket zoti Rama e ka humbur durimin dhe ka marrë përsipër t’i bëjë vetë vendime të tilla. Unë nuk e di si kjo mungesë e filtrave do e ballafaqojë së shpejti në terren.

Problem kam nëse dikush fillon t’i thotë jo dhe ta refuzojë nga poshtë, fuqia e refuzimeve do të jetë e madhe. 

Kam bindjen se Rama nden fuqinë e tij shumë fortë dhe për momentin nuk ka reagime dhe kur të ketë reagime do të jenë shumë fortë.

Vendime të tilla si për Thethin, Tiranën, Shkodrën etj., nuk di ku do përfundojë ky filtër. Problemi është kush është i pari që thotë jo. Kur refuzon i pari, problemet vijnë.

Ky veprim i paraprin një ndryshimi të madh institucional, se nuk mundet zoti Rama pas 12 vitesh në pushtet të ketë aq shumë njerëz që nuk iu beson. Nëse vendimet shkaktojnë një farë drame publike, ai ndihet i sigurt se veprimet e të tjerëve do të jenë të heshtura dhe ai do të ketë të drejtën në ndryshimet e mëdha në strukturat e bashkive dhe institucioneve. 

Të gjithë ministrat që janë aty, ata do të zhvishen nga vendime të mëdha. Këtë herë veprimet e çojnë në Ramën në nxjerrjen e konkluzioneve se fitorja dhe besimi i qytetarëve është ndaj meje dhe unë kam të drejtën të marrë vendime të tilla. 

Këtë herë kjo qeverisje është shtrirë nëpër bashki dhe qeveri dhe ky është mosbesimi i madh që i krijon armiq. 

Mendon se filtrat nuk i duhet. Ndoshta kemi një parti të personalizuar me shije dhe politika. Partia është e personalizuar, por shteti jo. Tashmë mund të flasim për një epokë të Ramës dhe jo një epokë të Partisë Socialiste. 

Bashkimi Europian i ka dy pushtete kryesore që i dëshiron, drejtësia e para dhe të drejtat dhe liritë e qytetarit.

Shqipëria ka filluar të mos ketë probleme me to dhe ky pushtet lokal i takon dinjitetit të atyre që janë të zgjedhur, kryetarëve të bashkive. Rama denoncon publikisht dhe mundohet të zhvlerësojë çdo autoritet politik, qoftë edhe të Partisë Socialiste. 

Rama është shumë i fortë në diskurs, dhe diskursi i fortë, i bën të ndihen të pamëshirshëm. 

Tani për tani autoriteti i tij nuk është për shkak se nuk kanë juridikisht kryetarët e bashkisë, por për shkak të diskursit të Ramës, ku krenaria e tyre është zbehur. 

Ky autoritarizëm duhet të kontestohet nga dikush, se autoritarizmi fitohet për shkak të heshtjes së tjetrit, problemi është tek të tjerët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy