Në gjysmën e parë të 2020-ën, numri i vdekjeve në Suedi më i larti në 150 vjet

Në gjysmën e parë të 2020-ën, numri i vdekjeve në Suedi më i larti në 150 vjet

Suedia preferoi të mos ndjekë rregullat e izolimit, duke u bërë kështu një nga shtetet e pakta që nuk izoluan popullsinë për shkak të koronavirusit. Ky shtet ka shënuar një rekord vdekjesh në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Nga janari deri në fund të qershorit, në Suedi ndërruan jetë 51,405 persona, 4,500 nga të cilët nga koronavirusi. Këto janë shifrat më të lartë në 150 vjet në Suedi. Në vitin e largët 1869 ndërruan jetë 55,431 persona, shumica e të cilëve për shkak të urisë. Në atë kohë, popullsia e Suedisë ishte 4,1 milionë banorë, ndërsa sot është 10,3 milionë.

Në ndryshim nga pjesa më e madhe e botës, Suedia nuk u izolua në fillimin e përhapjes së koronavirusit, duke synuar imunitetin e tufës.

Edhe pse shifrat e vdekshmërisë në këtë 6-mujor janë në nivele rekord negative brenda vendit, sërish krahasuar me Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën dhe Italinë, numri i vdekjeve krahasuar me numrin e popullsisë është më i ulët në Suedi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy