Presidenti francez, Emmanuel Macron është qëlluar me shpullë në fytyrë gjatë një vizite zyrtare në juglindje të Francës.
Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video ku shihet Macron teksa u afrohet qytetarëve për t’i përshëndetur, kur njëri prej tyre e godet në fytyrë.
Menjëherë pas kësaj kanë ndërhyrë oficerët, të cilët bënë të mundur largimin e presidentit dhe arrestimin e burrit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një udhëtimi në Tain-l’Hermitage në qytetin e Valence, ndërsa Macron është duke kryer një turne në Francë.
Vizita e presidentit vjen në prag të hapjes së madhe të bareve dhe restoranteve të cilat ishin të mbyllur prej 7 muajsh.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



