Video/ Shuhen vatrat e zjarrit në fshatin Paleokastër të Gjirokastrës

Video/ Shuhen vatrat e zjarrit në fshatin Paleokastër të Gjirokastrës

Shuhet zjarri në fshatin Paleokastër Bashkia Gjirokastër. Në mesnate është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit në kodrat e fshatit Palokastër falë ndërhyrjes së PMNZSH Gjirokastër duke lënë pas një territor të djegur gati 5 ha kryesisht kullotë.

Ndërsa në Lunxheri para 1 ore është arritur të lokalizohen flakët të cilat përgjatë 14 orëve kanë shkaktuar djegien e kullotave dhe drurëve frutorë sidomos në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare.

Në aksionin për shuarjen e zjarreve në Lunxheri, janë aktivizuar 30 forca zjarrfikëse nga repartet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit dhe Libohovës me pesë mjete zjarrfikëse.

Njëkohësisht në këtë aksion janë angazhuar edhe 20 forca të ushtrisë, si dhe 20 punonjës të Bashkisë Gjirokastër të cilët kanë punuar për lokalizimin e flakëve me mjete rrethanore dhe në një terren të vështirë malor.

Në bazë të përllogaritjeve ende jo të zyrtarizuara, në Lunxheri janë djegur 40 ha kullota dhe 500 rrënjë arrore, dru frutore dhe vreshtari.

Policia e Gjirokastrës në bazë të informacioneve të siguruara në terren, ka rënë në gjurmët e tre piromanëve ku 2 prej tyre janë identifikuar dhe pritet arrestimi i tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy