Komisioni që do të “vendosë” paqe mes Kosovës dhe Serbisë, nën drejtimin e një gazetareje nga Shqipëria

Komisioni që do të “vendosë” paqe mes Kosovës dhe Serbisë, nën drejtimin e një gazetareje nga Shqipëria

Kosova dhe Serbia po kalojnë një proces të vështirë të dialogut në Bruksel, i cili tani ka ngecur pothuaj plotësisht për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve dhe paqartësive rreth formatit.  “Gazeta Express” ka siguruar një dokument ku flitet për themelimin e një Komisioni për Promovimin e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në krye të këtij Komisioni, ministri i Jashtëm, Pacolli ka emëruar një zonjë nga Shqipëria, Klara Buda, e cila, sipas shpjegimeve që mund të gjenden në internet, është gazetare dhe shkrimtare.

Që prej emërimit në postin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Pacolli është deklaruar shpesh për raportet e Kosovës me Serbinë, duke potencuar se dy vendet duhet të shkojnë drejt pajtimit.

Në një dokument të nënshkruar prej tij flitet për themelimin e një këshilli për promovim të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Madje, Pacolli e ka gjetur edhe figurën që do ta çojë Kosovën dhe Serbinë drejt pajtimit historik.

Në pikën 6 të këtij dokumenti Pacolli thotë se e ka ngarkuar me këtë detyrë një gazetare nga Shqipëria.

“6. Në përputhje me pikën 5 të këtij vendimi, udhëheqëse e Këshillit për Promovimin e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë emërohet zonja Klara Buda”, thekson dokumenti.

Më pas aty jepen detaje tjera se çfarë do të bëjë ky Këshill.

“7. Këshill për promovimin e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë do të hartojë një platoformë të funksionimit dhe të aktiviteteve vjetore, të cilat do të organizohen nga ky këshill”, thekson dokumenti.

Ky Këshill, përveç financimit nga institucionet, sipas dokumentit, mund të financohet edhe nga donacionet.

“8.Këshilli për Promovimin e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të kërkojë donacione për të mbështetur aktivitetet e tij”.

Bisedimet Kosovë–Serbi ka kohë që ndërmjetësohen nga Brukseli me një shtytje të fuqishme nga Ëashingtoni. Palët kanë nënshkruar disa herë marrëveshje, por ato shpesh kanë ngecur për shkak të mungesës së vullnetit politik.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy