Një valë tërmetesh godet Islandën, paralajmërohet shpërthimi i ardhshëm vullkanik

Një valë tërmetesh godet Islandën, paralajmërohet shpërthimi i ardhshëm vullkanik

Një valë sizmike ka goditur gadishullin Reykjanes në Islandën jugperëndimore me më shumë se 5500 tërmete të vogla në tre ditët e fundit, duke rritur mundësinë e një shpërthimi vullkanik.

E vendosur midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe Amerikës së Veriut, ndër më të mëdhatë në planet, Islanda është një pikë e nxehtë sizmike dhe vullkanike pasi dy pllakat lëvizin në drejtime të kundërta.

Ndërsa tërmetet janë një dukuri e përditshme në Islandë, vala e fundit ka qenë më e gjerë se zakonisht, tha të premten zyra meteorologjike e vendit (IMO).

“Këto tërmete janë një shenjë paralajmëruese, pjesë e një historie afatgjatë që ne e dimë se po hyjmë në një fazë ndërtimi deri në shpërthimin tjetër vullkanik,” tha kreu i departamentit të Shërbimit dhe Kërkimit të IMO, Matthew Roberts.

Tërmetet filluan në një thellësi deri në 5 km dhe u shkaktuan nga një akumulim afatgjatë i magmës e cila ka krijuar presion dhe tani po lëviz ngadalë drejt sipërfaqes së tokës, shtoi ai.

Në fillim të këtij viti, një vullkan shpërtheu në një pjesë të pabanuar të gadishullit Reykjanes pas aktivitetit intensiv të tërmeteve, ngjarja e tretë e tillë në rajonin jugperëndimor të kryeqytetit Reykjavik që nga viti 2021.

Pas lëkundjeve sizmike një shpërthim i katërt mund të zhvillohet, tha IMO, megjithëse parashikimi i kohës së shpërthimeve vullkanike është i vështirë.

“Nga perspektiva ime si shkencëtar dhe dikush që e ka ndjekur këtë aktivitet nga afër, do të thoja se mund të ndodhë një shpërthim brenda 12 muajve të ardhshëm”, tha Roberts.

Më i forti nga tërmetet ishte matur me magnitudë 4.5 ballë dhe rreth 15 lëkundje ishin 3 ballë ose më të forta, njoftoi IMO.

Tërmetet me magnitudë mbi 2.5 ballë shpesh mund të ndjehen nga njerëzit, sipas Universitetit Teknologjik të Miçiganit.

Grindavik, një qytet peshkimi në gadishull me rreth 2000 banorë është qyteti më i afërt me aktivitetin sizmik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy