Pallatet 50-vjeçare, Beqaj: Pro nismës së qeverisë, duhet bërë ligj

Pallatet 50-vjeçare, Beqaj: Pro nismës së qeverisë, duhet bërë ligj

Objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, një ekspertize të thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes. Kjo është përmbajtja e një projektvendimi të qeverisë që pritet që shumë shpejt të marrë formën e një vendimi.

Inxhinieri Gëzim Beqaj e mbështet nismën e qeverisë dhe thekson se ajo duhet të marrë formë ligjore.  

Është domosdoshmëri që të gjitha veprat inxhinierike të jenë të sigurta. E përshëndes këtë nismë dhe do të doja të ishte një nismë ligjore. Është domosdoshmëri vlerësimi i banesave. Politika nëse ka vërejtje, të propozojë ligj në Parlament. Unë flas si specialist. Duhet bërë vlerësimi i banesave. Duhet të kemi një standard për menaxhimin e të gjitha ndërtesave.

Duhet të kemi ligjin për standardet. Pra të kemi kornizën ligjore. Vlerësimin duhet ta bëjnë institucionet e certifikuara. Në dokument thuhet ta bëjë Instituti i Ndërtimit. Ky duhet të fuqizohet dhe të certifikohet vetë. Për ta nisur më pas me kopshtet e shkollat.

Sipas Beqajt, standardizimi do të shërbejë si pengesë për abuzimet.

Duhet të standardizojmë mënyrat si do ta vlerësojmë një banesë. Nëse ka një ankesë, kush e vlerëson. Mungon urdhri. Si nismë, unë e përkrah, madje është e vonuar. Abuzimet hajde t’i minimizojmë, ndaj na duhet të bëjmë standardizimin.  

Ne po këmbëngulim në tre hallka. Duhet të ngremë patjetër institutet. Nuk ngrihen më si në komunizëm. Kjo nismë hap një treg shumë të madh. Kjo nxit krijimin e laboratorëve dhe instituteve edhe private. Duke e lejuar këtë nismë, pjesa e certifikimit arrihet.

Sipas tij, certifikimi fillimisht i instituteve që do të bëjnë verifikimin është i domosdoshëm.

Nuk ndahet me thikë, godinat 50-vjeçare. Duhen verifikuar në terren, me ekspertë. Konkluzioni final nuk është ta prishësh. A ke mundësi ta mbash atë godinë. Ndaj na duhet certifikimi. Ndaj duhet që çdo 20 vjet, çdo ndërtesë të kalojë në sitën e certifikimit.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy