Gjenden gjurmë të ADN-së së Neandertalëve, shkenca mund të zhbllokojë jetën sekrete të tyre

Gjenden gjurmë të ADN-së së Neandertalëve, shkenca mund të zhbllokojë jetën sekrete të tyre

Shkencëtarët mund të bëjnë zbulime të mëdha për popullatën e Neandertalit në Europë, pas gjetjes së gjurmëve të gjakut dhe jashtëqitjes së tyre, që i përkasin rreth 100.000 viteve më parë, në një shpellë në Spanjë.

Zbulimi do të çojë shkencëtarët në studimin e ADN-së së tyre të gjetur në sedimentet e shpellës. Gjurmët e pluhurit të gjetura në dyshemenë e shpellës do të përdoren për të zbuluar sekretet e lashta.

Fuqia e analizës së ADN-së së papastër në shpellë është ekuivalenti shkencor i “nxjerrjes së pluhurit të artë nga ajri”, tha studiuesi, i cili ngriti shpresa se mund të transformojë kuptimin tonë për mënyrën se si u sollën paraardhësit tanë.

"Potenciali i kësaj teknologjie është fantastik," tha profesori Chris Stringer i Muzeut të Historisë Natyrore , në Londër. “Ju nuk keni nevojë të keni një mjet guri ose një kockë fosile për të zbuluar nëse një njeri i lashtë kishte jetuar apo punuar në një vend. Gjithçka ju nevojitet është ADN-ja që ata lanë pas në mbeturinat e shtëpive të tyre të shpellave. Kjo ka implikime të mëdha për të gjitha llojet e studimeve. ”

Synimet për analizat e ADN-së së mbeturinave të shpellave në të ardhmen përfshijnë studime të Denisovans , një specie misterioze e njerëzve të hershëm që jetonin në Azinë Lindore dhjetëra mijëra vjet më parë.

Duke studiuar sedimentet në shpella dhe vende të tjera në Indi, Kinë dhe pjesë të tjera të Azisë, shkencëtarët mund të zbulojnë se sa gjerësisht përhapen speciet përpara se të zhduken.

Teknika mund të ndihmojë gjithashtu studiuesit të hedhin dritë të re mbi “Homo floresiensis”, njerëzit "Hobbit" me trup të vogël që jetuan në Indonezi më shumë se 50,000 vjet më parë, por që lanë vetëm një koleksion të varfër mbetjesh.

Përveç kësaj, mund të përdoret për të saktësuar kohën e saktë të eksodit të njerëzve modernë nga Afrika dhe hyrjen e tyre në Evropë. Në secilin rast, studimet aktuale kanë qënë zhgënjyese për shkak të mungesës së provave të forta, gjë kjo që nuk ndikon në analizën e ADN-së së papastër të shpellës.

Mbetjet prehistorike në një shpellë në San Felice Circeo, Itali

Krijuar nga shkencëtarët në Institutin Max Planck të Gjermanisë për Antropologjinë Evolucionare katër vjet më parë, dobia e teknikës u demonstrua në një "provë të konceptit" botuar në revistën Science në 2017. Shkencëtarët zbuluan se ata mund të identifikonin ADN-në e Neandertalit midis të gjitha mbetjeve të tjera të materialeve gjenetike të lëna pas në shpella. Tani ekipi e ka çuar teknologjinë në një nivel të ri duke studiuar identitetin e saktë gjenetik të Neandertalëve që dikur jetonin në shpellën Galería de las Estatuas - ose Galerinë e Statujave - në Spanjën veriore. Rezultatet u botuan përsëri në Science .

"Galería de las Estatuas është një shpellë e studiuar mirë në të cilën kemi prova të qarta të Neandertalëve që kanë jetuar atje për dhjetëra mijëra vjet," tha studiuesi i Max Planck Benjamin Vernot, i cili drejtoi studimin.

“Ne nuk mendojmë se ata varrosën të vdekurit e tyre atje, por besojmë se ata mund të kenë therur mish atje. Ndonjëherë, ata mund të ishin prerë dhe kanë përgjakur dyshemenë e shpellës. Në mënyrë të ngjashme, foshnjat e tyre mund të kenë depozituar jashtëqitje aty dhe kështu ata lanë ADN-së e tyre atje."

Pika kryesore në lidhje me Galería de las Estatuas është se ajo është studiuar me shumë kujdes nga paleontologët dhe arkeologët në mënyrë që secila shtresë e sedimentit të shpellës të jetë analizuar dhe datuar saktësisht.

"Kjo do të thotë që ne mund të vendosim një datë të saktë në mostrat e ADN-së që gjetëm në secilën shtresë", tha Vernot. Dhe kjo çoi në një zbulim të papritur. Ekipi zbuloi se, rreth 100,000 vjet më parë, popullsia që kishte jetuar në shpellë për mijëvjeçarë u zëvendësua nga një grup krejtësisht i ndryshëm i njerëzve Neandertalë.

"Ishte sikur një popullatë moderne njerëzore e Evropianëve të ishte zëvendësuar nga Aziatikët e Lindjes", tha Vernot. "Sidoqoftë, nuk kemi ide nëse ky ndryshim ka ndodhur nga dhuna apo përmes një procesi të ngadaltë."

Vernot theksoi se në këtë kohë Toka përjetoi një ndryshim të rëndësishëm në klimë kur sistemet e motit u ftohën.

“Mund të ndodhë që popullata e parë nuk mundi ti mbijetonte të ftohtit ose vendosën të largoheshin. Më vonë, kur moti u përmirësua, një popullsi e re - me një gjenetikë të re u zhvendos aty. "shtoi Vernot.

"Kjo zbulon fuqinë e analizës së ADN-së së papastërtisë së shpellës", tha Stringer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy