Policia Bashkiake mësyn Teatrin, aktivistët: Do ta mbrojmë me çdo kusht (VIDEO)

Policia Bashkiake mësyn Teatrin, aktivistët: Do ta mbrojmë me çdo kusht (VIDEO)

Kjo në foto është letra me të cilën Bashkia e Tiranës njofton kalimin e Teatrit Kombëtar në varësi të saj. Dokumenti në fjalë njofton se bazuar në vendimin e qeverisë, ndërtesa nuk është më pronë e Ministrisë së Kulturës. 

Forca të shumta të Policisë Bashkiake mbërritën pasdite te Teatri Kombëtar, ku u pritën nga aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit. Pas një debati me këta të fundit, ata kanë vendosur në derën e Teatrit dokumentin e mësipërm.

Aktivistët thonë se me këtë lëvizje, Bashkia po vepron në mënyrë të shpejtë sepse e di që  e ka të humbur çështjen. Ata paralajmërojnë protesta të tjera me të cilat do të kundërshtojnë çdo ndryshim lidhur me Teatrin deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

 

Po ngjallin vëllavrasje të pajustifikuar. Ligji special dhe çështja e Teatrit Kombëtar janë çuar në SPAK.  Ne do të shkojmë t’i nxjerrim zvarrë nga bashkia”, thotë regjisori Robert Budina.

Me këtë defter bakalli duan të marrin Teatrin. Kjo është si fletë gjobe. Me këtë duan të marrin Teatrin Kombëtar. Ky është pushteti lokal i Tiranës. As dinjtet nuk ka”, tha aktori Neritan Liçaj.

Regjisori Edmond Budina u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen kauzës.   

Po i paralajmëroj, kujdes të mos derdhet gjak nga mënyra se si vijnë hajdutçe. Ju e patë, në pak minuta jemi të gjithë këtu. Bëni kujdes dhe ruani mendjen, siç ju ikën mendja juve na ikën edhe ne. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen kundër këtyre njerëzve që vijnë në mënyrë të fshehtë për të përvetësuar pronën publike në mënyrë mafioze”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy