Këtë të enjte nisi dhe procesi i aplikimeve për në universitet. Maturantët do të kenë mundësi të zgjedhin 10 degët e preferuara përmes portalit u Albania, i cili do të jetë në dispozicion për një periudhë 6 ditore.
Aplikimi do të kryhet në çdo me ID e maturës dhe ID personale mbasi të kenë mbyllur procesin administrativ që është mandat pagesa dhe verifikimi i tyre.
Pas mbylljes së këtij procesi, në fund të gushtit 39 universitete publike dhe private që ofrojnë 560 programe studimi do të nxjerrin renditjet e maturantëve.
Regjistrimet për raundin e parë në universitet do të nisin në datën 2 shtator. Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme dhe udhëzuesin me datat e percaktuar për maturantët, të cilët janë mbetës në provimet e maturës shtetërore. Maturantët ngelës do të futen ne provim në fund të gushtit deri në 3 shtator.
Në 24 gusht do të jetë provimi i gjuhës së huaj, në 27 ai i gjuhës shqipe e letërsisë, më pas provimi i matematikës në datën 31 për ta përmbyllur në 3 shtator me provimin me zgjedhje.
Në këtë sesion nuk futen vetëm ata që rezultuan mbetës në këtë sezon provimesh, por edhe ata që nuk kaluan dot vitin shkollor. Pjesë e provimit janë edhe maturantët e vjetër që ndonëse kanë përfunduar ciklin e plotë të shkollimit, nuk kanë shlyer detyrimet me maturën shtetërore
Maturantet mbetes bashkohen në konkursin për të fituar një vend në universitet në raundin e dytë, për të cilin aplikimet janë të hapura në datat 23 deri në 26 shtator.



