Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi do të garojë në këto zgjedhje në koalicion me partinë e Enkelejd Alibeajt, “Djathtas 1912”.
I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV Ai u shpreh se ka ardhur koha për alternativat e reja dhe se kjo sakrificë ja vlen dhe se shpreson se do ja dalin në këtë garë të cilën e konsideron një shpresë të madhe për opozitën.
Gjatë këtyre viteve kam shpresuar me thënë drejtë. Që nga kjo gjullurdi e madhe që i prodhoi PD-ja, rithemelim, foltore, do të prodhojnë diçka.
Realiteti prodhoi kot që sot dhe gjykoj që këto zgjedhje kanë nevojë të prodhojnë diçka të re në kampin opozitar të paktën, sepse nga pala tjetër nuk shoh ndonjë shpresë më. Domethënë, një trajektore të re politike, disa alternativa, disa personazhe të reja.
Mendoj që ia vlen kjo punë, kjo lloj sakrifice, plus që me këtë pjesën tjetër na kanë ndarë gjatë kësaj periudhe, gjëra shumë të rëndësishme, sidomos raporti përqasje ndaj ligjit zgjedhor ndaj sistemit kushtetues politik, po sidomos ndaj ligjit zgjedhor që e tepron fare.
Bënë një marrëveshje të ulët me Partinë Socialiste vetëm me u vetësiguru me hy në këtë ombrellën e vogël të listave të mbyllura dhe e tradhton si më thënë çështjen opozitare që kishte nevojë për një ligj tjetër, që kishte nevojë për maksimalizim të votës opozitare.
Nuk ka rëndësi, humbet, fitohet, kështu që gjykoj që në këtë moment nuk ia vlen më me u marrë me atë pjesë, hajde të bëjmë rrugën tonë. Edhe pse shtegu është shumë i ngushtë, por ia vlen. Do fitojmë, a do jo dalim, unë të them që po.
A është kjo një shpresë për opozitën, mendoj se është shpresë e madhe, bile edhe për të fituar zgjedhjet. Në qoftë se do të fitohen, hipotetikisht është. Nuk është rrugë e lehtë, por unë gjykoj që ka ardhur dita se dymbëdhjetë vjet më e ka tepruar ky.
E dyta gjykoj që vetëm këto lloje forcash alternative mund ta marrin atë votë, që sigurisht nuk voton më as Berishën, as Metën. Unë nuk shikoj shteg tjetër.
Do shikojmë ku populli do tregojë sa e çmon njërin, sa e çmon tjetrin, sa vota do marri njëri, do marri tjetri. Prandaj morëm këtë vendim. Këtu s'kam pas nevojë fare për asnjë lloj dyshimi.



