Rusia mes dy zjarresh/ Grupi Wagner i kthehet kundër: Lufta civile ka nisur zyrtarisht

Rusia mes dy zjarresh/ Grupi Wagner i kthehet kundër: Lufta civile ka nisur zyrtarisht

Situata në lindje të Europës ka marrë një kthesë të papritur. Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë vijon, lideri i milicisë private Wagner, Yevgeny Prigozhin, sfidon Moskën dhe sulmon udhëheqësit e saj ushtarakë, duke njoftuar se do të kontrollojë qytetin rus të Rostovit dhe duke premtuar se do të marshojë drejt Moskës me 25 000 trupat e tij të gatshëm të vdesin nëse Ministri i Mbrojtjes Shoigu nuk pranon ta takojë. Kjo e detyroi presidentin Putin të dalë në një konferencë urgjente, me të cilën iu drejtua grupit Wagner dhe gjithë Rusisë. “Ne jemi goditur me thikë pas shpine, por ne do të mbrojmë popullin dhe shtetin tonë nga çdo tradhti dhe përgjegjësit do të ndëshkohen”, tha Putin duke theksuar se ngjarjet e vitit 1917 nuk do të përsëriten". “Veprimet që përçajnë unitetin tonë janë një tradhti ndaj popullit tonë, ndaj vëllezërve tanë në luftë që luftojnë tani në vijën e parë të frontit. Është një thikë në shpinë të vendit dhe popullit tonë. Ishte një goditje e tillë që iu dha Rusisë në vitin 1917 kur vendi po luftonte në Luftën e Parë Botërore, por fitorja iu vodh. Intrigat, grindjet dhe politikat pas shpine të ushtrisë dhe popullit rezultuan të ishin katastrofa më e madhe, shkatërrimi i ushtrisë dhe shtetit, humbja e territoreve të mëdha, me pasojë një tragjedi dhe një luftë civile. Rusët vrisnin rusët, vëllezërit vrisnin vëllezër. Përfitues të kësaj ishin fuqi të huaja që ndanë vendin dhe e copëtuan atë. Nuk do ta lejojmë të ndodhë më. Ne do ta mbrojmë popullin dhe shtetin tonë nga çdo kërcënim, përfshirë edhe tradhtinë e brendshme. Ajo që ne po përballemi është pikërisht një tradhti”. Prigozhin i përgjigjet: "Ke gabuar, nuk jam tradhtar, mjaft me korrupsion dhe gënjeshtra”. Sipas Kievit, "forcat e Grupit Wagner kanë anashkaluar Voronezhin dhe janë zhvendosur drejt Moskës, duke shkatërruar gjithçka në rrugën e tyre. Koha që i duhet grupit për të hyrë në Moskë është 20-21 orë. Nuk dihet se kush është në krye të kolonës dhe nëse pjesë e saj është edhe vetë terroristi Prigozhin”, shkruan Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, në Twitter. Në një nga kanalet e lidhura me Wagner Group në Telegram thuhet se “lufta civile ka nisur zyrtarisht”. Aty publikohen pamjet e një helikopteri rus që dyshohet se u rrëzua në Voronezh nga mercenarët e Prigozhin, pasi ky i fundit i sulmoi. "Një nga autokolonat e grupit Wagner u sulmua në rajonin e Voronezh. Edhe aviacioni po punon. Lufta civile ka filluar zyrtarisht", shkruajnë ata në Telegram.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy