Bushati shigjeton LSI: Premtojnë vende pune…kujdes, do përfundoni burgjeve

Bushati shigjeton LSI: Premtojnë vende pune…kujdes, do përfundoni burgjeve

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS  në qytetin e Shkodrës ka ashpërsuar tonet ndaj LSI-së.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Shkodrën, edhe pse nuk e ka përmendur me emër, Bushati duket se i është referuar një prej sloganeve të LSI-së “për më shumë punësim” duke paralajmëruar deri edhe burg për këdo zyrtar të kësaj partie që premton punë në shtet në shkelje të ligjit.

“Ka partiza dhe individë që dalin publikisht dhe premtojnë për punësim madje duke mos respektuar dhe ndryshimet e fundit në Kod Penal. Një mik më tha që e kishte kontaktuar një parti që po premton vende pune në burgun e Malësisë së Madhe. Ajo që i thashë është se përgjigjja që duhet t’i jepte atyre që premtojnë punësime të tilla është se: Në pune do të futen në bazë të meritës, në burg kujdes se do të futesh vet. Unë e di që kur flasim për reformat e shtet-ndërtimit demokratik në Shkodër ka njerëz që thonë hajde me mua tek zyra e Hipotekës dhe shiko se çfarë ndodh. Ku flamuri i partisë është më i rëndësishëm se interesi i Shqipërisë”, deklaroi Bushati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy