Arlind Qori, kandidat për të garuar për kryetar bashkie i Tiranës nën siglën “Lëvizja BASHKË”, i ftuar në emision “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në MCN Tv, u shpreh se për zgjedhjet vendore të 14 majit, ata kanë praktikuar një fushatë modeste në të ecurit e përditshme afër qytetarëve dhe komunikimit me ta.
Sipas pedagogut të shkencave politike, politika duhet jetë e pasur në ide dhe komplekse në programe.
Ne kemi zgjedhur ta bëjmë këtë fushatë modeste, se besojmë te pasuria e ideve, e programit, dhe te thjeshtësia e mjeteve.
Fushate ime dhe e Lëvizjes Bashkë, ka qenë fushatë e të ecurit këmbë kudo, e maksimumit të marrërit të autobusit. Në këtë sens kemi mundësi të flasim me këdo, tu bëjmë qytetarëve tu kuptojmë se ne jemi se ata dhe se ndryshe nga ata, ne thjesht kemi marrë iniciativën e parë.
Për mua demokracia është veprim i guximshëm për të mirën e përbashkët, të organizuar me idetë e duhura.
Në këtë sens edhe sikur të kishim para, nuk do na duheshin, edhe sikur ku ta di, shteti të ishte bujar me ne, qe s’na jep asnjë lek në këtë fushatë, të na financonte mirë, kam përshtypjen një pjesë të madhe të atyre parave do ti kthenim, sepse praktikisht nuk kanë çfarë na duhen, kur kemi mundësi tu flasim njerëzve dhe tu shkojmë derë më derë, nga rruga në rrugë, kafene.
Politika duhet parë e thjeshtë në interpretim, e thjeshtë në mjete, te jetë e pasure ne ide, të jetë komplekse në programe, kjo është mënyra që unë besoj se duhet të jetë politika.



