Avril Lavigne dhe Tyga janë ndarë pas vetëm katër muajsh lidhje. Këngëtarja e "My Happy Ending", 38 vjeç dhe reperi 33 vjeç, konfirmuan lidhjen pasi u panë në Nobu Malibu në Malibu, Kaliforni. Në atë kohë, Lavigne ishte ende e fejuar me Mod Sun, 36 vjeç. Megjithatë, menjëherë pas kësaj, Lavinge dhe Mod konfirmuan ndarjen e tyre. Të dy kishin pasur disa probleme që i bënë ata të ndaheshin dhe të riktheheshin sërish bashkë disa herë përpara se t'i jepnin fund marrëdhënies së tyre përgjithmonë. Sipas TMZ, tradhtia nuk ishte shkaku i ndarjes së tyre. Dy javë më vonë, Tyga dhe Lavigne u panë përsëri përpara se të konfirmonin lidhjen e tyre në Javën e Modës në Paris më 6 Mars .



