
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 19-vjeçar me iniciale O. Ç pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, si dhe një automjet i dyshuar i vjedhur në Fushë-Krujë në vitin 2019.
Po ashtu, u gjetën dhe u sekuestruan edhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në Tiranë në vitin 2025.
Operacioni u zhvillua nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të të arrestuarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.



