Këngëtarja Arsi Bako flet për fitoren në festivalin e këngës në RTK me këngën “Rreze zjarr” dhe thotë se mbeti e surprizuar.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo zbuloi nga ana tjetër se pavarësisht se aplikoi për në festivalin e këngës në RTSH, këtë vit nuk e pranuan.
Natën finale dhe e mendova pak fitoren, se njerëzit që ndodheshin aty po më mbushnin mendjen se kisha një shans. Isha e kënaqur me këngën, por nuk e mendoja çmimin e parë. Ishte bashkëpunimi me Gjergj Kaçinarin që më çoi në Kosovë.
Materiali ishte krijuar specifikisht për në Kosovë. Duke qenë se festivali i Kosovës është vetëm në vitin e tretë, mendova të testoja si është qasja atje. As Gjergji nuk kishte pritshmëri, se po shkonim në Kosovë.
Gjithë pjesëmarrësit në festival nuk kishin kundërshti për fitoren. Fitova edhe “Çmimin e kryeqytetit” dhe ky është një nder edhe më i madh, që Prishtina të jetë dhe e jona. Kam pasur me vete mamin, babin dhe dy vëllezërit e mi, të cilët i pashë aq të lumtur sa nuk e di. Por unë atë ditë dhe ditën më pas kam thënë vetëm “ua çfarë tmerri, ua çfarë tmerri”.
Familja është pafund mbështetëse ndaj meje. Se unë kam miq të tjerë që janë në muzikë por nuk e gjejnë suportin e prindërve. Këtë vit në festivalin e RTSH aplikova, por nuk u përzgjodha.
Këtë vit ka qenë një pjesëmarrje shumë e madhe, se fitorja e “Shkodrës Elektronike” dha mundësinë që edhe kush nuk njihet shumë, mund t’ia dalë. Dua të nxjerrë disa këngë të miat. Kam disa këngë të miat sepse kompozoj, por nuk kam gjetur orkestruesin që ta sjell siç i kam në kokën time idetë.



