Panetta: BE duhet të sigurojë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën! Evropa s’dëshiron të ndihet e marrë peng nga Vuçiç (VIDEO)

Panetta: BE duhet të sigurojë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën! Evropa s’dëshiron të ndihet e marrë peng nga Vuçiç (VIDEO)

KorrespondentI i Mediaset, Leonardo Panetta tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se samiti i 23 qershorit është shumë i rëndësishëm pasi nga njëra anë duhet të sigurohen vendet e Ballkanit Perëndimor pasi kanë 10 vjet që përpiqen dhe nga ana tjetër duhet të sigurohet dhe Ukraina.

Ky është një samit shumë i rëndësishëm, në këtë samit do të vendoset në mënyrë të veçantë nëse do të pranohet ose jo kandidatura e vendeve. Është një vendim shumë i rëndësishëm, por para kësaj ka një samit të zgjeruar të vedneve të Ballkanit Perëndimor.

Është e qartë se duhet të sigurojmë vendet e Ballkani Perëndimor, të sigurojmë rrugën e tyre drejt BE pasi kanë shumë vite që përpiqen. Nga njëra anë duhet të sigurojmë Ukrainën dhe nga ana tjetër t'i japin siguri vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të shpërblehen për përpjetjet  e tyrë 10-vjeçare.

Le të kujtojmë që Franca ka Presidencën dhe në mënyrë që të gjithë të përmbyllet duhet të ketë diskutim politik. Pra, është një propozim që me shumë gjasa do të pranohet. Është shumë i rëndësishëm dialogu, pasi është e rëndësishme dhe pranimi i Ukrainës.

 

Panetta tha se nëse presioni ballkanik do ishte bërë në një kohë tjetër do ishte parë me sy të keq, por ndryshon disi tani që Evropa duhet të përshpejtojë në lidhje me Ukrainën.

Ky presion në një moment tjetër do të shihej keq nga Brukseli, por meqe në këto momente Evropa duhet të përshpejtojë në lidhje me Ukrainën dhe të pranojë në një farë mënyrë presionin e Ballkanit.

Panetta tha më tej se “Ballkani i Hapur” nuk i ka pëlqyer Brukselit pasi është një iniciativë që krijon një farë mini-zone Shengen dhe frika më e madhe është se mund t’i jepet më shumë pushtet Serbisë.

“Ballkani i Hapur”, ajo që nuk i ka pëlqyer Brukselit se kjo është një iniciativë që krijon një farë mini-zone shengen. Por frika më e madhe është se mund t'i japë më shumë pushtet Serbisë. Në këtë mënyrë nuk është pëlqyer idea që nuk është iniciativë e koordinuar me BE-në.

Serbia e frikëson Brukselin  se ka një popullsi që kërkon të anëtarësohet në Union. Evropa nuk dëshiron të ndihet e marrë peng nga Vuçiç. Sepse në një farë mënyrë Vuçiç kërkon benefitet nga BE dhe nga ana tjetër marrëdhëniet me Rusinë.

Panetta tha më tej, se nesër Kosovës mund të mos i jepet drita jeshile por do të theksohet se është në rrugën e duhur.

Diskutimet janë përmirësuar dhe duhet të njihet progresi që është bërë derimë tani mes Prishtinës dhe Beogradit. Nëser mund të mos jetë momemnti që do i jepet drita jeshile por do të theksohet se është në rrugën e duhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy