Robert Aliaj: Parashqevia ishte e zgjuar por e pakultivuar, artiste që i shpëlante trutë masës

Robert Aliaj: Parashqevia ishte e zgjuar por e pakultivuar, artiste që i shpëlante trutë masës

Artisti Robert Aliaj për rastin e këngëtares Parashqevi Simaku e cila nga e pastrehë që endej rrugëve në Amerikë, thotë se ka qenë këngëtare e mirë dhe simpatike, por po ekzagjerohet.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai rrëfeu se e njeh Parashqevi Simaku nuk ka qenë asnjëherë interesante në sytë e tij.

Drupal Ad

Ishte një qenie me një mentalitet shumë fshatar, e zgjuar por e pakultivuar, sigurisht këndonte lezetshëm.

Është një artiste që ka manipuluar masën, ishte nga këto që shpëlante trutë e masës. E bënte ndaç me dashje, ndaç me dashje. Kështu e njoh unë Parashqevinë.

Unë këndoja në estradën e shtetit, por unë personalisht nuk kam pasur asnjë lloj tërheqje se nuk përmbushte asnjë kriter estetik femëror për mua.

Ishte simpatike, por për mua nuk ngjallte aspak interes. Kemi kënduar bashkë në skenë, por ishte një fshatare dhe kaq.

Ka në Tiranë më fshatarë se ata që jetojnë në shpellë. Në aq vite, kishte rast dhe flisnim.

Me atë kemi pasur përshëndetje, por nuk i mbaj mend asgjë. Ishte komplet jashtë çdo interesi që kam pasur unë si femër dhe si artiste.

Ishte e zgjuar, e kapte situatën. Ishte më e zgjuar se shumë këngëtare më të talentuara se ajo që ishte ajo, e kapte situatën.

Bëri diferencën se nuk ishte rebele fare, nuk ishte e lirë. Ne ishim të gjithë të shtypur në atë kohë, por ajo vetë si natyrë femërore dhe si formim, ishte më e shtypur.

Nuk ishte vetëm faji i Parashqevisë.  

Ndërkohë sipërmarrësin Elton Ilirjani i cili e mori nga rruga, e cilëson si “sharlatan” dhe sjelljen e tij si të pacipë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy