Sulmet ruse me raketa, 40% e Kievit pa energji dhe ujë të pijshëm

Sulmet ruse me raketa, 40% e Kievit pa energji dhe ujë të pijshëm

Rreth 270,000 apartamente në Kiev mbeten pa energji elektrike pas sulmeve me raketa të Rusisë më herët të hënën, thotë kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, duke shtuar se 40% e konsumatorëve të kryeqytetit mbeten pa furnizim me ujë.

Furnizimi me ujë në bregun lindor të qytetit ishte rivendosur dhe puna e restaurimit për bregun e djathtë (perëndimor) të kryeqytetit është duke u zhvilluar, tha Klitschko në Telegram.

"Inxhinierët e energjisë planifikojnë të stabilizojnë situatën me furnizimin me energji elektrike rreth orës 21-22", tha Klitschko. “Por edhe pas rifillimit të furnizimit me energji elektrike, ndërprerjet e saj do të vazhdojnë. Sepse situata është e vështirë”.

Klitschko tha se për të kursyer energjinë elektrike, intervalet midis trenave të metrosë do të jenë më të gjata, duke filluar nga e marta.

Ndërkohë, Dmytro Sakharuk, drejtor ekzekutiv i kompanisë ukrainase të energjisë DTEK, thotë se pas valës së fundit të sulmeve me raketa ruse nuk është e mundur të thuhet se sa do të zgjasin ndërprerjet e energjisë elektrike. Në varësi të dëmit, tha Sakharuk, ndërprerjet e energjisë "mund të zgjasin 6, 7, 8 orë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy